Përfundon autopsia, mësohet arsyeja e vdekjes së Fadil Vokrrit

0
Ndaje:

Ka përfunduar autopsia e trupit të pajetë të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë dje. Sipas autopsisë, Vokrri kishte sulm në zemër.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gëxhaliu.

Ai ka bërë të ditur se familjarët e kanë marrë trupin e Vokrrit për ceremoninë e varrimin që do të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit.

Fadil Vokrri ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme janë paraparë një varg aktivitetesh në nderim të tij, për t’i dhënë lamtumirën e fundit./Express

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!