Përgatitet atentat ndaj Erdoganit!

0
Ndaje:
Shërbimet e sigurisë në BH nuk kanë kurrfarë informata për kinse planet për atentat ndaj presidentit turk Recepa Tayyipa Erdogana dhe as që kanë marrë njoftime të tilla nga kolegët turq, shkruan Kosova.info.

Agjencia Anadolia, ka raportuar informatat që turqit që jetojnë në Shkup, kanë alarmuar autoritetet turke  se Erdogan mund të jetë objekt atentati, ndërsa kryes shtetasit turq.

Policia e Sarajevës para kësaj ka paralajmëruar se për shkak të vizitës së Erdoganit do të ndërmerren masa të veçanta të sigurisë, përfshirë edhe ndalimin e përkohshëm të qarkullimit dhe bllokimin e rrugëve në qendër të Sarajevës. Erdogani do të nis vizitën bashkë me bashkëshorten Emine.

Ai do të vizitojë presidencën e BH ku do të bisedojë me kryesuesin Bakir Izetbegoviq. Ndërsa gjatë ditës do të merr pjesë në tubimin në pallatin Zetra që e organizon lobi Unioni i demokratëve evropian të Turqisë, prej nga do tu drejtohet pjesëmarrësve, ndërsa vlerësohet se në pallat do të jenë 10 deri 15 mijë turq që jetojnë jashtë vendit.

Ministri i sigurisë së BH Dragan Mektiq ka reaguar në raportet e mediave se shërbimet e sigurisë së vendit kanë marrë informata për përgatitjen e atentatit ndaj Erdoganit gjatë vizitës në Ballkan.

“Ministria e sigurisë nuk ka informata të tilla..do të ishte reale të pritet nëse shërbimet e sigurimit turk kanë ato informata që të na përcjellin dhe bashkërisht të punojmë në eliminimin e çfarëdo lloj rreziku”, tha Mektiq. /KI/

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!