Përhapja e abuzimit seksual. Ish-Papa Benedikti XVI fajëson revolucionin e viteve 1960

Ndaje:

Ish-Papa, Benedikti XVI, ka botuar një letër ku fajëson abuzimin seksual të klerikëve duke e bazuar në “lirinë seksuale gjithëpërfshirëse” të viteve ’60.

Ai tha se revolucioni seksual kishte përhapur homoseksualitetin në institucionet katolike.

Ndër të tjera, shtoi se pedofilia nuk u përhap deri në fund të viteve 1980 dhe u shkaktua nga “mungesa e Zotit”.

“Zgjidhja e vetme ishte bindja dhe dashuria për Zotin tonë Jezu Krisht”, shkroi ish-Papa.

Letra me 5.500 fjalë u botua në revistën katolike gjermane Klerusblatt, dhe u nda në tri pjesë.

(Kosova Sot)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!