Përshkrimet reale të jetëve të adoleshentëve

0
Ndaje:

Mohimi i së vërtetës rreth seksualitetit adoleshent

Duke notuar nëpër ujërat e turbullta të luftës kulturore me hijeshi, humor dhe mëshirë, “The Miseducation of Cameron Post” është një film i cili meriton një audiencë të gjerë dhe të llojllojshme

Duke u bazuar në një roman për të rinj dhe për të rritur, të shkruar nga Emily Danforth, filmi “The Miseducation of Cameron Post” del në kinema pa u kategorizuar, gjë që me gjasë është mirë. “Motion Picture Association of America” (Shoqata filmike e Amerikës) ka shprehi që të përdorë kategorinë R për të dëbuar tutje adoleshentët nga përshkrimet reale të jetëve të tyre, një ndalesë me të cilën kalon lehtë në një epokë të “streaming”-ut digjital. Mohimi i së vërtetës rreth seksualitetit adoleshent – sidomos të asaj të cilës disa prej personazheve i referohen si “SSA” (“samesex attraction” – joshja midis gjinisë së njëjtë) – ndodh të jetë tema e filmit. Cameron, një nxënëse e klasës së 11-të, rol që luhet nga Chlow Grace Moretz, në mënyrë sekrete është e dashuruar në një vajzë të quajtur Coley (Quinn Shephard). Pasi që ato zihen (kapen) së bashku, Cameron dërgohet në “God’s Promise”, një shkollë me konvikt, e cila premton ta shërojë atë me anë të terapisë dhe lutjeve.

Beteja midis njerëzve të rinj Është viti 1993, por regjisorja, Desiree Akhavan (e cila e ka shkruar edhe skenarin, bashkë me Cecilia Frugiuele), nuk e bën këtë të duket sikur dramë kohore. Ajo është më e interesuar rreth asaj se si ndihen personazhet e filmit, sesa rreth asaj se çka simbolizojnë ata dhe si ia dalin që të rropaten me luftën midis besimit dhe epshit. Ky film flet edhe rreth betejës midis njerëzve të rinj, të sinqertë dhe të rriturve, po aq të sinqertë, por të orientuar keq, të cilët mundohen që të shpëtojnë shpirtrat e tyre. Natyrisht, Danforth dhe Akhavan nuk mund të jenë vëzhgues neutralë. Ato janë në anën e Cameronit dhe moshatarëve të saj, duke ua mbajtur anën fëmijëve kundër shtypësve të tyre të përkushtuar. Kjo ka po aq të bëjë me zhanrin, sa edhe me politikën. Filmat për adoleshentë dhe romanet për të rinj nuk mbështesin autoritetin e të rriturve. Kjo do të ishte e tmerrshme.

Tradhtia në mesin e të pafuqishmëve Por, njerëzit që janë në krye të “God’s Promise” nuk janë edhe aq përbindësha dhe ai vend nuk paraqet ndonjë ankth gotik. Ka biseda individuale dhe grupore me Dr. Lydia Marsh (Jennifer Ehle), që është kryesuese e shkollës dhe me priftin Rick (John Gallagher Jr.), ndihmësin dhe vëllain e saj, i cili thotë ta ketë tejkaluar homoseksualitetin e vet. Ka edhe biseda të gjata rreth mëkatit dhe shpëtimit. “The Miseducation of Cameron Post” flet rreth solidaritetit dhe tradhtisë në mesin e të pafuqishmëve. Regjinë e ka bërë Desiree Akhavan, skenarin e kanë shkruar Desiree Akhavan, Cecilia Frugiuele, Emily M. Danforth, derisa rolet i luajnë Chlow Grace Moretz, John Gallagher Jr.,Jennifer Ehle, Sasha Lane dhe Forrest Goodluck.

(Kosova Sot)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!