Policia jep detaje për vdekjen e 23-vjeçarit pejan në vendin e punës

0
Ndaje:

23-vjeçari nga Peja, Milor Belegu, ka humbur jetën të dielën, si pasojë e lëndimeve të pësuara para rreth një jave teksa po punonte në ndërtimtari.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Ai ka thënë se 23-vjeçari ishte i shtrirë në spital që prej datës 19 gusht.

“Ka vdekur sepse nuk ka mundur t’u përballojë lëndimeve. Prej datës 19 është në spital, e kanë dërguar me urgjencë në QKUK. Atje ekziston historia e tij dhe mjekët duhet të raportojnë për këtë rast. Policia çfarë ka bërë për këtë rast, është se, ky rast është hetim i vdekjes”, ka thënë Ibraj.

Ai ka insistuar që detaje të reja mund të japin zyrtarët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Belegu po punonte me babanë e tij në ndërtimtari kur kishte pësuar lëndime të rënda që ia morën jetën rreth një javë më vonë./ Express

 

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!