PREMTIMI I “ÇMENDUR” I GAZETARES SË BBC-SË

Ndaje:

Mohamed Salah është duke kaluar sezonin më mbresëlënës të karrierës së tij, me skuadrën e Liverpool.

Egjiptiani pas javës së 30-të, kryeson listën e golashënuesve në Premier League me 28 gola të shënuar, 4 më shumë se sulmuesi i Tottenham, Hary Kane, i cili gjendet në vendin e dytë.

Për këtë arsye, një gazetare/reportere e BBC Sport, ka bërë një premtim sa të çmendur, po aq edhe të guximshëm.

Ajo ka deklaruar se, nëse Salah arrin në fund të sezonit të shpallet golashënuesi më i mirë i Premier League, ajo do të zhvishet lakuriq.

Se si dhe ku do ta realizojë këtë zhveshje, mbetet të shihet në të ardhmen e afërt, pasi nuk kanë mbetur edhe shumë deri në përfundimin e Premier League. /Insporti.com

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!