Pse të u gëzohemi urimevë kur  skemi akoma  Levizje të Lirë

Ndaje:

 

 

Nga  Islam Krasniqi

Rekomandimi pozitiv i vizave për Kosovën I kaploj më urime  liderët tanë, të cilët më një here filluan duke I uruar qytëtaret  për levizje të lire, e kjo që I bjenë sikur  ajo fjala e  urtë” Ferterja  në zjarr e  peshku në detë”,  edhe  për  hjekjen e regjimit të vizave  akoma nuk dihet së çka do të vendos Këshillin e Ministrave të BE-së, I cili mund edha ta pengojë një gjë të tillë.

Liderët tanë tash e  sa  vite thonë është çështje ditësh apo edhe  orësh, ku presedenti  Thaçi në vitin 2016 I urojë popullin për  liberalizim vizash, pastaj kryeministri  Mustava, pastaj ministri Abrashi, kryetari I Kuvendit z. Veseli, të gjithë vite  më pare uruan për Liberalizim Vizash, por  në realitet ajo nuk ndodhi akoma.

Tash e  sa  vite  jemi  vendi më i diskriminuar  në Europ, lideret  tanë janë pajtuar  më atë, për ti ruajtur pozicionet e  veta,  interesat  përsonale apo edhe  klanore.

Institucionet  e  vendit uruan qytetarët e republikës së Kosovës  për levizjen e lire më ratifikimin e marrëveshjes kufitare “Demarkacionin”, po në realitet ajo akoma nuk ndodhi, ata u munduan vetëm ta  njollosin atë pjes të opozitës e  cila  ishte kundër  një marrëveshje të demshme kufitare me shtetin fqinje Malin e Zi, duke e mbuluar një gabim të vetin pas kërkeses së qytetarëve për levizjen e lirë.

Edhe sa kohë duhet ti mashtroim qytetët tanë me deklarata boshe, apo më mire të themi edhe sa kohë ju duhen qytetarëve tanë që të vetëdisohen mos  të bien pre  deklaratave të mashtrusëve të cilët po na I vjedhin votat perms tyre.

Tash në opinion ka  filluar  edhe do deklarata  për shkembim teritoresh, e cila po e  mat pulsing e popullit, së nese populli heshtë ajo të vehet  në tavolin dhe të kushtëzohet për  vazhdimin drejtë shtëpis së madhe  ashtu siq u kushtëzua demarkacioni. Dialogu  me Serbi vetëm na ka  demtuar, asnjë rezultat positive për  ne,  u diskriminuan shumica  ndajë pakices , erdhi asociacioni e cila  pritet të kushtëzohet  për votimin e Këshillin e Ministrave të BE-së për  hjekjen e  vizave, nese formohet  asociacioni hiqen vizat.

Të mos gëzohemi para kohe, sepse jemi ngopur nga  urimet e  kota, urime të cilat kishin qenë vetëm për  votat  tona!..

 

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!