Qeveria synoi ta menaxhonte jashtëligjshëm ndihmën multimilionëshe

0
Ndaje:

foto (10)

Është konfirmuar si i jashtëligjshëm vendimi i kryeministrit Isa Mustafa për të politizuar një proces të ndihmës afatgjatë amerikane, me impakt në zhvillim dhe punësim.

Shkelja është konstatuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), shkruan sot Koha Ditore.

Një muaj më parë, nëpërmjet një vendimi, kreu i Qeverisë e ka emëruar Petrit Selimin në pozitën e koordinatorit nacional në Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit, e cila është përgjegjëse për grantet pesëvjeçare të agjencisë qeveritare amerikane, Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MMC).

Vendimi ia mundëson Selimit që njëkohshëm të mbajë edhe pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme e edhe atë të koordinatorit nacional në Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit. Për funksionin e ri i ishte përcaktuar pagë shtesë prej 600 eurosh.

/Gazeta InfoPress

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!