Rama e kritikon Haradinajn për kravatën, ky i fundit e heq atë

0
Ndaje:

Kryeministrat e Ballkanit zhvilluan sot një takim joformal në Durrës.

Edhe pse disa prej tyre munguan, takimi u zhvillua dhe më pas u mbajt edhe një konferencë për media.


Por në momentin e arritjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Durrës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i dha një këshillë atij, ta heqë kravatën.

Rama i cili për vete kishte mbathur sërish atlete kërkoi qetë heqjen e kravatës, gjë të cilën Haradinaj e bëri më pas, transmeton Indeksonline.

Kjo vërehet në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Facebook nga vetë kryeministri Haradinaj, e ku vërehet qartë mungesa e kravatës./Express

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!