Reagon KFOR-i, pas deklaratave të serbëve të veriut

0
Ndaje:

KFOR-i kanë reaguar pas deklarimeve që përfaqësuesit e komunave veriore i thanë gjatë ditës, kur kanë thënë se kanë ngrirë raportin me këtë forcë, pas vizitës së kryeministrit Isa Mustafa atje.

“KFOR-it i vjen keq që përfaqësuesit e komunave në veri të Kosovës nuk ishin në gjendje të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së urës mbi lumin Bistrica sot, duke pasur parasysh faktin se ura do të jetë një avantazh i rëndësishëm për zhvillimin e komuniteteve të tyre”, thuhet në njoftimin e tyre për media”, thuhet në kumtesën e KFOR-it, transmeton Klan Kosova. “Urat janë në të vërtetë ndër simbolet më të fuqishme të bashkëpunimit. Ato lidhin njerëzit, ato hapin rrugët tregtare – sjellin prosperitet dhe tolerancë. KFOR-i do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë popujve në Kosovë”./Index online

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!