Reagon kryeministrja serbe për Ivanoviq, ja çfarë shkruan në telegramin drejtuar familjes

0
Ndaje:

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen dhe bashkëshorten e liderit të Iniciativës Qytetare serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ajo deklaroi se kjo është janë humbje për të gjithë qytetarët e Serbisë, veçanërisht në Kosovë dhe një goditje për stabilitetin e rajonit.

“Jemi të trishtuar dhe të prekur, ne shprehim një dhimbje të madhe për shkak të vrasjes dhe humbjes së Oliver Ivanoviq, për të gjithë qytetarët e Serbisë, dhe sidomos për ata që jetojnë në Kosovë. Vrasja e burrit të juaj është një goditje e madhe për stabilitetin e gjithë rajonit”, thuhet në telegramin e saj dërguar familjes.

Kryeministrja serbe tha se Serbia do të ndërmarrë çdo gjë në fuqinë e saj në mënyrë që autorët e krimit dhe bërësit e këtij akti frikacak, terrorist, sapo të zbulohen të sillen para drejtësisë.

“Qeveria serbe është me ju dhe familjen e juaj në këto moment të vështira”, ka shtuar tutje ajo./BS

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!