Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sot në Tiranë

0
Ndaje:
Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg do të zhvillojë sot një vizitë disaorëshe në Tiranë, bën me dije ministria e Mbrojtjes.

Ai do të mbërrijë pas mesdite në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ndalesa e parë do të jetë në Kryeministri, ku do të pritet nga kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp.

Me pas Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë.

Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut./KI

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!