Serbia deri dje na ka vrarë me armë, dhe prap sot po na vret me mallra kancerogjene

0
Ndaje:

Nga Islam Krasniqi

Vendi ka mar një drejtim të gabuar, të ndarë, të përqar mes vete si zogjt e qyqës, ku dikush mendon si ta ndërtoi vendin, dikush si ta vjedh vendin, dikush si ta ruaj rahatin ne fotele, ku edhe populli është shitur për një kulaq apo për asgje.

Kualicioni qeverises i vuri taks 100% mallrave Serbe dhe atyre të Bosnjes, si kundërpërgjigje për fushaten e egërt kundër vendit tonë, ku kryeministi Hardinaj nga 10%kërkoi të rritet në 30%, e që Kryetari i kuvendit e luti që nga të rritet taksa në 100%, dhe tashë i kanë ra pishman për ato vendime dhe po e kërcenoin z. Haradinaj çdo ditë largoe taksen ose po e prishim qeverin.

Presedenti Serb e ka kushtëzuar dialogun me taksen, presedenti Thaçi dhe argatet e tij me çdo kusht mundohet ta largoin taksen vetëm e vetëm të shkoin ne Bruksel për ti vazhduar bisedimet me Serbi.

A ka turpi me të madhe për me e nda krahin e luftës në dy pjes përshkak të kushtëzimit të Vuqiqit, me e rrexu qeverin që e  formoi ushtrin, me e rrexu qeverin që i vuri stopin serbis para, me e rrxu qeverin e vendit së nuk po e largon taksen, kjo sjellje banale ska fund as kufi, qeveria mund të rrexohet në çdo moment, por jo pse se largon taksen, a harruan këta lider së serbia dje na ka vrarë, dhe prap sot po na vret me mallra kancerogjene dhe me para tona po benë fushat kundër antarsimit të republikës së Kosovës në organizata ndërkomëtare, kundër njohjevë të reja .

Taksa e ka forcu republikën e Kosovës në aren ndërkometare, pas venjes së takses erdhen ofertat për vendin tonë, po që për ne nuk kishin ndo një rendesi, i ka forcuar dhe rritur bizneset brenda vendit, atë që së beri asnjë qeveri , e beri kjo qeveri aktuale, ku lideret e kulicionit për shkak të kushtëzimit të Vuqiqit deshiroin ta shembin shtepin e vetë, por një gje e dij së z. Haradinaj ka mbeshtetjen e popullit, që prap ti përgjigjet atyre që janë pro largimit të takses. Baskësia ndërkombëtare kërkon që të largohet taksa, po pse ne duhet ta ngoim atë, kur ata na lanë në errësir, na diskriminuan ne liberalizimin e  vizave, na  kushtëzun çdo marrëveshje edhe  pse  ishte në dem të vendit, dhe  kërkoim që ne ti ngoim, stop ka ardh koha që të ju tregoim të tjerëve së jemi shtet!..

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!