Shqipëria, e lirë

0
Ndaje:

auto_0802_Futboll1455005621

Bregdeti shqiptar, destinacion i preferuar për klubet kosovare

“Është një fjalë popullore “shtrij këmbët sa mbërrin jorgani”. Klubet tona në pamundësi për të shkuar diku tjetër e kanë zgjedhur Shqipërinë, përjashtuar Ferronikelin që është në Antalia, e që duhet pranuar se Shqipëria e Antalia dallojnë si nata me ditë”, ka thënë Arsim Plepolli

Një pranverë emocionuese po e pret futbollin tonë

Drita e Llapi janë dy skuadrat e radhës, të cilat nga Superliga e Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, për një fazë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror. Infrastruktura e dobët në vendin tonë po i detyron ato të largohen nga këtu. Sivjet 90 për qind e klubeve kosovare kanë udhëtuar drejt bregdetit shqiptar, e kur kemi parasysh se futbolli ynë jo rrallë përballet me probleme financiare, atëherë është paksa befasuese se ku po gjinden këto mjete për të udhëtuar atje. Megjithatë, duket se Shqipëria këtë herë ishte shpëtim për to, duke ofruar kushte shumë më të lira sesa Maqedonia e Mali i Zi, të cilat në të kaluarën ishin shumë të frekuentuara nga klubet tona. Burime të afërta të gazetës njoftojnë se në Shqipëri, dita për një futbollist varësisht nga akomodimet në hotel, kushton nga 15-25 euro, pa shpenzime të rrugës. Kjo i bie që një klub prej 30 vetave duhet të shpenzojë diku prej 5000-8000 euro (duke llogaritur shpenzimet e rrugës) për një qëndrim 10 ditorë atje. Kampioni aktual, Ferronikeli për dallim nga klubet e tjera  vendosi të udhëtojë në Antalia të Turqisë, vend ky i cili zakonisht vizitohet nga klube të mëdha evropiane dhe natyrshëm të bën të kuptosh se është më i shtrenjtë. Tabori i skuadrës drenicase është i kënaqur me kushtet që ka gjetur atje, derisa për shpenzimet që mund t’i kushtojë nuk ka dhënë shifra, megjithatë ka njoftuar se nuk e kalojnë shumë vlerën që ofron rajoni..

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!