Shtyhet gjykimi ndaj Sokol Bashotës

0
Ndaje:

Seanca e paraparë të mbahet sot në gjykimin e Sokol Bashotës dhe të tjerëve  është shtyrë për datën 17 shtator.

Kryetari i trupit gjykues Sylë Lokaj, tha se për shkak të grevës shtyhet shqyrtimi kryesor.

 

 

“Kryetari i trupit gjykues konstaton se për shkak se punëtoret e administratës janë në grevë, nuk janë plotësur kushtet për mbajtjen e shqyrtimit kryesor, ashtu që shqyrtimi i rradhës caktohet për datën 17 shtator”, tha Lokaj.

Sokol Bashota, Enver Berisha, Fadil Gashi dhe Esat Raci, akuzohen nga Prokuroria Speciale për veprat penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe mashtrim në detyrë sepse në bashkëkryerje pasi kanë rënë dakord që së paku 6 nga 10 banesave në pronësi të Komunës se Klinës t’u caktojnë një çmim për qira për vetveten dhe për eksponentët e partive të tyre politike./Index online

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!