Si ta bëjmë atdheun tonë, vendin që edhe ne ta duam?

0
Ndaje:

Prof. Ass. Dr. Islam Qerimi (LL.M)

Përderisa ne mendojmë shpesh të largohemi prej atdheut tonë, studiuesit e huaj nuk mendojnë kështu për Shqiperinë.
Ata përkundrazi e duan vendin tonë aq shumë, sa jo vetëm kur jane të gjallë, por shumë nga ata kanë menduar se edhe trupat e tyre të vdekur nuk u gjejnë prehje në vende tjera, qofshin edhe ato të origjinës, sikurse në vendin tonë.
Shih p.sh.: 
– Ernesto Cozzi (albanolog) i cili u varros në Itali, por u rivarros në Shkoder në vitin 1926, i cili kontriboi aq shume për ta njohur Vatikani shtetin shqiptar, si shteti i parë;
– Robert Elsie (albanolog) i cili u varros në Theth – në mes të Alpeve të Shqipërisë, i cili është prehur me kostumin tonë popullor kombëtar.
– Milan Shuflai u vra për Shqiperinë tonë nga mbreti Aleksandër, e organizuar nga policia serbe, e cila rrëmbeu nga shtëpia e tij të gjitha dokumentet e dorëshkrimet e tij për Shqipërinë (Edhe Ajnshtajni e kishte dënuar këtë vrasje makabre);
– William Kamsi – historianë që i ruajti 35 vjet rrobat e Luigj Gurakuqit, të përgjakura pas vrasjes në Bari te Italisë, në vitin 1925, me të vetmin qëllim për ti kthyer ato Muzeut Luigj Gurakuqi në Shqipëri… (Po tani ku jane ato rroba?!);
– Mery Edit Durham (antropologe) nuk deshti asnjëherë ta harronte kostumin e qëndisur me ar nga gratë shqiptare të cilin i kishin dhuruar gratë shqiptare të Beratit në vitin 1918. Shpesh ajo e vishte sipër një fustani të lehtë, për të kujtuar kohët shqiptare.
– Franc Nopça (albanalog) thoshte se: “Do të mësoj të heq dorë – nga bota e Perëndimit dhe se ka akoma një vend këtu – që kurrë s’e ka mposhtur gënjeshtra – një i tillë vend po ma bën me shenjë e po më thërret – është Shqipëria, ndër këngë e kënduar”.
– Margaret Hezllak (etnografe) kishte ardhur nga Skocia dhe e ndërtoi një shtëpi në Elbasan, në të cilën banoi 13 vjet. Ajo jetoi me vendasit dhe u lidh ngushte me ta. (Shtëpia që ajo ndërtoi në Elbasan, është tashmë një jetimore). Hezllak njëlloj si bashkëkombësja e saj Edit Durham, do të sjellë një pamje të plotë të Shqipërisë.

I.Q.

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!