“S’ka stabilitet në rajon pa marrëveshje Kosovë-Serbi”

0
Ndaje:

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë marrëveshje.

Thirrjet për normalizim të marrëdhënieve dhe arritjen e marrëveshjes për Kosovën dhe Serbinë, kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së sotme nga ndërkombëtarët.

I fundit që i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë marrëdhëniet, është Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici.

Fabrici ka thënë se, nuk ka stabilitet në rajon nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë një marrëveshje.

Fabrici po ashtu ka thënë se, pa një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

“Pa një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës nëpërmjet dialogut të mundësuar nga BE nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, ka shkruar Fabrici në rrjetin social Twitter, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, Bashkimi Evropian në vazhdimësi i ka bërë thirrje të dyja vendeve për normalizim konstruktiv të marrëdhënieve.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore, në mënyrë që ata të përparojnë në rrugën evropiane”, ka deklaruar Fabrici.

 

Kështu duke nënkuptuar vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje e cila do të sillte paqe dhe stabilitet në rajon. /Express

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!