Sulme ajrore në Siri: Shpërthimet e fuqishme shkaktuan tërmet, 40 të vdekur (Video)

Ndaje:

Ushtria siriane ka konfirmuar se mbrëmë se disa raketa kanë goditur bazat ushtarake në provincat Homms dhe Aleppo, të cilat i ka karakterizuar si “agresion”.

Agjencia iraniane Isna duke cituar burime ndërkombëtare, ka raportuar se në sulmet e mbrëmshme me raketa në pjesën veriore të Sirisë janë vrarë të paktën 40 persona dhe 60 tjerë janë plagosur, duke konfirmuar se në mesin e të vdekurve janë 18 iranianë, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave siriane spekulohet se raketat kanë ardhur nga bazat amerikane dhe britanike në pjesën veriore të Jordanisë, dhe se në total janë lansuar 9 raketa.

Në anën tjetër, observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Britani të Madhe, pretendon se sulmet janë kryer nga Izraeli duke bombarduar bazën e njohur si Brigada 47, ku humbën jetën 26 luftëtarë, shumica iranian dhe 4 sirianë.

Siç raporton AP, Teherani ka dërguar mijëra luftëtarë që Irani i përkrah për të ndihmuar forcat siriane të presidentit Bashar al-Assad në luftën 7-vjeçare.

Raketa kanë goditur caqet rreth orës 22:30 sipas kohë lokale, kurse raportohet se shpërthimet ishin aq të forta sa që kanë shkaktuar tërmet prej 2.6 Rihter.  /Telegrafi/

Ahmad Algohbary

@AhmadAlgohbary

Breaking video of the huge explosion at 46 Brigade
Unconfirmed reports says that Israeli did it.

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!