Tender i ri për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit

0
Ndaje:

ko_1455170747-4945921

Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës e Shqipërisë ka hapur një ofertë të re për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit, pas dështimit të tenderit të parë, njoftuar zyrtarisht më 25 dhjetor të vitit kaluar.

Ndërkohë që janë ulur sërish objektivat, ku në ofertën e re koncesionari do të ndërtojë vetëm urën e madhe mbi lumin Drin, në Kukës. Në bazë të projekt-preventivave kjo urë kushton rreth 40 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Agjencia e Prokurimeve Publike në Shqipëri (APP) ka shpallur të mërkurën njoftimin për koncesionin PPP (Partneritet Publiko Privat) për “Ndërtimin, operimin dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morin”.

Autoriteti Prokurues me këtë rast është Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës. Ndërsa objekti i këtij koncesioni PPP është ndërtimi, operimi, mirëmbajtja dhe rehabilitimi i autostradës Milot-Morin. Kohëzgjatja e PPP-së është 30 vjet.

Ndërsa objektivi kryesor i këtij koncesioni për punë dhe shërbime, sipas njoftimit të APP-së në Shqipëri është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!