Thaçi thotë se kriza politike tashmë është çështje e mbyllur (Video)

0
Ndaje:

29-5-2014-km_1460749081-3306522

 

Presidenti Hashim Thaçi thotë se kriza politike tashmë është mbyllur.

Ai ka thënë se është e përfunduar dhe se tash vendi është në një proces të rëndësishëm dhe dinamik si shtet në kuadër të forcimit dhe konsolidimit të institucioneve të shtetit tonë të ri, të institucioneve legjitime dhe legale.

“Unë vlerësoj se kriza tashmë është mbyllur, është e përfunduar jemi në një proces të rëndësishëm dhe dinamik si shtet në kuadër të forcimit dhe konsolidimit të institucioneve të shtetit tonë të ri, të institucioneve legjitime dhe legale. Tani kemi hyrë në një kapitull të ri, atë të procesit euro-atlantik për vendin tonë, kështu që vlerësoj që gjithë skena politike në Kosovë, të gjitha institucionet, shoqëria, mediat janë të përkushtuar që të lëvizin më shpejt më mirë dhe në mënyrë produktive drejt anëtarësimit të Kosovës edhe në NATO, drejt procesit të liberalizimit të vizave dhe perspektivës së sigurt evropiane”, ka thënë Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

I pyetur se si do të veprojë kur partitë opozitare thonë se nuk e njohin atë president, Thaçi ka thënë se do t’u shërbejë të gjithëve pa dallim partie, pa dallim ideologjie, besimi apo regjioni dhe çdo vend në botë nuk votohet 100 për qind një president nga gjithë skena politike dhe qytetarët, por çdo president pastaj edhe në vendet më demokratike u shërben të gjithë qytetarëve të vendit./Express

H

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!