Thasët e mbushur më para bien nga furgoni i blinduar, qytetarët amerikanë ndalin veturat që t’i marrin (Video)

Ndaje:

Rreth 600 mijë dollarë kanë rënë nga një furgon që transportonte para në një autostradë në Indianapolis të SHBA-ve, ndërsa policia është vënë pas personave që i kanë marrë paratë që kishin rënë nëpër rrugë, duke kërkuar nga ata t’i kthejnë përndryshe rrezikojnë të akuzohen për vjedhje.

Nuk dihet se si ishin hapur dyert e furgonit të blinduar nga i cili kishin rënë paratë. Shumë vetura që kishin rastisur të jenë afër furgonit, ishin ndalur që të mbledhin sa më shumë para që mundeshin, ndërsa në internet janë publikuar pamjet e kësaj ngjarje, transmeton Telegrafi.

“Thasët e mbushur me para kishin rënë nga furgoni në autostradë. Ishte një skenë si në filmat aksion, ku paratë fluturonin nëpër autostradë, dhe veturat tjera ishin ndalur për t’i mbledhur ato”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Brock McCooe.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se është vënë pas personave që kishin ndalur veturat për t’i mbledhur paratë. Ata tashmë kanë filluar t’i mbledhin informacionet dhe targat e të gjitha veturave të ndalura, dhe nga pronarët e tyre kërkojnë t’i kthejnë paratë, përndryshe do të dënohen për vjedhje.

Ky është incidenti i dytë i kësaj natyre që ka ndodhur në Indiana. Persona të armatosur kohë më parë kishin vjedhur 500 mijë dollarë nga një furgon i blinduar. /Telegrafi/

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!