Thirrje për nxënës: Akademia e Animacionit

0
Ndaje:
Akademia e Animacionit është program i pari në Kosovë që do të shërbejë për aftësim e të rinjve në fushën e filmit të animuar edhe në qytetin e Prishtinës, në hapësirën e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Dardani. Akademia e Animacionit ka për qëllim ofrimin e një programi të edukimit për ndërtimin e gjeneratës së re të animatorëve nga Kosova, duke i ekspozuar të rinjtë ndaj filmit të animuar si një formë e artit, në eksplorimin e kulturave të ndryshme, të shprehjes së mendimeve dhe ideve, dhe kombinimin e anës vizuale e kreative. Programi do të shërbejë si program ekstra kurrikular për nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e Prishtinës.

Gjatë 14 javëve të këtij programi, nxënësit do të mësojnë për:

– Skenar (ndërtimi i tregimit);

– Regji dhe montazh;

– Dizajn i animacionit;

– Principet e animacionit;

– Bazat e softuerëve;

– Audio.

 Mënyra e Aplikimit: Si mund të marr pjesë?

– Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë
– Tregoni një ngjarje me 5 ose më shumë vizatime, dhe pasi e fotografoni dërgojeni në info@anibar.com ose dërgoni vizatimet në Bibliotekën Hivzi Sulejmani në lagjen Dardania

– Plotësoni formën e aplikimit që mund ta gjeni në vegzën: goo.gl/RXP2ua 

Ky program iu ofrohet nxënësve pa pagesë, dhe mundësohet nga Komuna e Prishtinës dhe Anibar. 

Ju mund të plotësoni formën e aplikimit online: goo.gl/RXP2ua 

*Ju DUHET të plotësoni formën deri më 30 prill, dhe do të njoftoheni për rezultatet kur të bëhet përzgjedhja e pjesëmarrësve.

 Për informata shtesë lidhur me punëtorinë, ju lutem na kontaktoni në info@anibar.com ose edhe në numrat e telefonit 038 749 235./KI

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!