Thohir: Ozil te Interi? Spalletti e di për çfarë lojtarësh ka nevojë

Ndaje:

Kreu i Interit, Erick Thohir, thotë se klubi është duke i shqyrtuar shënjestrat për afatin kalimtar të janarit.

Emri më i përfolur këto ditë në tregun e transferimeve është Mesut Ozil, i cili do të mbetet pa kontratë me Arsenalin në fund të sezonit.

 

Mesfushori gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2018 me Topçinjtë, ndërsa ka refuzuar ta vazhdojë atë.

Klubi anglez duhet ta shesë në janar nëse dëshiron të përfitojë nga 28-vjeçari, i cili gjatë verës do të largohej me parametrat zero.

Interi dhe Manchester Unitedi janë dy klubet që përmenden si destinacionet më të mundshme të ish-lojtarit të Real Madridit.

Kreu i zikaltërve thotë se klubi italian është në kërkim të lojtarëve që mund t’i transferojë, porse nuk e di se a do të largohet Ozil nga Arsenali në afatin e janarit.

“Jemi duke analizuar se si mund ta përforcojmë skuadrën. Akoma po kërkojmë lojtarë që mund t’i blejmë. Kemi shumë zbulues të mirë talentesh që janë në të gjitha vendet”.

“Ozil? Nuk jam i sigurt nëse do të largohet nga Arsenali në janar, por Luciano Spalletti e di se për çfarë lojtarësh ka nevojë për t’u përmirësuar paraqitja e skuadrës”, ka deklaruar Thohir për Bolalob.

(Kosova Sot)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!