Tri përparësitë e Kosovës dhe një e Bullgarisë

Ndaje:
Kalimi nga Liga e Kombeve, përkatësisht niveli ku garoi Kosova – ai D, në eliminatore të rregullta për “Euro2020” është ndryshim i madh në cilësi. Për këtë trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka paralajmëruar se humbjet e Kosovës do të vijnë shpejt pas një viti të tërë pa humbje, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova në eliminatore që nisin për pak ditë do të ketë punë me Anglinë, që doli e katërta në botërorin e fundit apo edhe me Çekinë që çdoherë është “arrë e fortë” për përfaqësueset më të mëdha, shpesh edhe duke i mposhtur.

Por, në ekipin “dardan” ka shpresë se të paktën ndeshja e parë e eliminatoreve mund të fitohet dhe niset mbarë kjo fushatë./KI

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!