Trinjaket identike martohen në një ditë… bëjnë ‘lëmsh’ edhe bashkëshortët e tyre (Foto)

0
Ndaje:

Trinjaket identike nga Brazili, Rafaela, Rochele dhe Tagiane Bini ndajnë të njëjtën datë lindjeje, të njëjtën pamje, të njëjtat shije, kështu që kanë zgjedhur të martohen në të njëjtën ditë me tre burra që për hir të së vërtetës, ngjajnë shumë mes tyre.

29-vjeçaret nga Passo Fundo, në jug të Brazilit kishin zgjedhur të vishnin të njëjtin fustan, të bënin të njëjtin make up dhe model flokësh.

E vetmja gjë që i dallonte ishte ngjyra e ndryshme e buqetave me lule që mbanin në duar, një ‘çelës’ ky që ishte zgjedhur posaçërisht për të mos krijuar konfuzion tek dasmorët. Madje, edhe bashkëshortët e tyre të ardhshëm, Rafael, Gabriel dhe Eduardo ishin shprehur se druheshin mos ngatërronin gratë në momentin e shkëmbimit të unazave./Shqiperia ime

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!