Trump porosit Erdoganin: Siria është e juaja

Ndaje:

Erdogani po i shpjegonte kreut të administratës amerikane të gjitha problemet e lidhura me praninë e SHBA-së në këtë vend e në Irak, të cilat, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë, po e irritonin Trumpin.

“Është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë aty”, këtë mesazh thuhet t’ia këtë përcjellë presidenti amerikan Donald Trump homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një bisede telefonike të zhvilluar më 14 dhjetor, e që bëhet publike vetëm tani.

Komenti i shefit të Shtëpisë së Bardhë i referohej Sirisë. Erdogani po i shpjegonte kreut te administratës amerikane të gjitha problemet e lidhura me praninë e SHBA-së në këtë vend e në Irak, të cilat, sipas zyrtarëve të lartë amerikane, po e irritonin Trumpin.

Presidenti e njoftoi të mërkurën tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Erdogani duket është përpjekur të tregojë se Amerika duhet të largohet tani nga Siria, e argument i fortë i tij për këtë, ishte mposhtja thuajse e plotë e ISIS-it atje, transmeton “Tch”.

Trumpi pas kësaj ka kërkuar prej tij garanci se Turqia do të vazhdojë luftën kundër shtetit islamik, e për këtë ka marrë zotimin e kreut të shtetit turk.

Izraeli ndërkohë është betuar të luftojë prezencën e Iranit në Siri pas tërheqjes amerikane.

Lëvizja e Trumpit, që ka shkaktuar shqetësim të madh mes aleatëve, u pasua nga dy dorëheqje të rëndësishme: E para, dhe më thelbësorja ishte ajo e sekretarit të mbrojtjes James Mattis, e pas tij dorëheqjen e dha dhe i dërguari i posaçëm amerikan në koalicionin global që lufton Shtetin Islamik, Brett McGurk./Express

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!