Veseli s’ka marrë ftesë për të dëshmuar në seancën gjyqësore

0
Ndaje:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është njoftuar përmes mediave për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj deputetëve që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, gjykata nuk ka dërguar ftesë në kabinetin e kryeparlamentarit për ta ftuar atë që të dëshmojë në këtë proces.

Përndryshe, ka filluar seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës./Info press

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!