Vettingu i “pret kokën” një tjetër gjyqtari

0
Ndaje:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja.

Për gjyqtarin Sotiraq Lubonja, ILDKP kishte raportuar ne Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për deklarim të pasaktë, fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme.

Trupa gjykuese e KPK, e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari deklaroi gjatë seancës dëgjimore me këtë gjyqtar se Lubonja nuk ka pasur para të justifikuara për ndërtimin e një shtëpie me vlerë 6,5 milionë lekë, në periudhën 1995-2002.

Sa i takon vlerësimit të figurës së gjyqtarit, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e gjen ate të përshtatshëm për të vijuar detyrën.

Lidhur me aftësitë profesionale, Komisioni i Pavarur i kualifikimit vlerëson se gjyqtari i Apelit në Korçë, Sotiraq Lubonja ka aftësi në zbatimin e ligjit dhe arsyeton si duhet vendimet gjyqësore./express

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!