Vitalë dhe të shëndetshëm me këtë lëng të gjelbër

0
Ndaje:

auto_lengu1465287106

Ky “smoothie” si bazë e ka çajin e gjelbër, që ka përbërës të fortë dhe veprojnë si antioksidues, që është burim për vitamina, sidomos për vitamina C, por edhe prodhimet e fermentuara të qumështit, të cilët përkujdesen për një florë normale të zorrës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

– 1 portokall;

– 1 grejpfrut;

– lëngun nga gjysmë limoni;

– ½ e gotës çaj të gjelbër pa ëmbëltues;

– ½ e gotë e jogurt me probiotikë;

– ½ e lugës mjaltë;

– ½ banane e ngrirë.

Përgatitja:

– Vlojeni çajin e gjelbër, e lini që të ftohet, e më pas e futni në frigorifer që të ftohet edhe më shumë.

– Bananen e preni në copëza dhe e ngrini në frigorifer.

– Qëroni portokallin dhe grejpfrutin, rriskat i vendosni në blender, më pas ia shtoni edhe lëngun e shtrydhur nga gjysmë limoni i freskët, shtoni çajin e ftohur, jogurtin me probiotikë, mjaltin dhe bananen e ngrirë, dhe të gjitha bashkë i përzieni në një  “smoothie”.

(Kosova Sot)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!