Vuçiq i butë për njohjen e Kosovës nga Izraeli, tregon çfarë do t’i thotë nesër Netanyahut

0
Ndaje:

Vuçiq nesër do të flas në telefon me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahun. Ndryshe nga ajo se çfarë kanë shkruar mediat se Serbia do të rezistojë për njohjen e Kosovës nga shteti hebre, Vuçiq ka thënë se Netanyahut do t’i thotë vetëm që nuk është i lumtur me njohjen e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka thënë në një intervistë për mediet serbe se kishte kërkuar që njohja me Izraelin të mos jetë në marrëveshje dhe ka shtuar se ka qenë i “guximshëm” duke thënë “jo” në vendin më të vështirë në botë.

“Ata erdhën me një propozim, ti e merr njohjen dhe çështjet e politikës së jashtme. Nëse do të pranonim të njohim Izraelin dhe Prishtinën, por unë refuzova. Ajo nuk mund të jetë në marrëveshjen tonë”, tha Vuciq.

“Do i them Netanyahut nesër, nuk jemi të gëzuar as unë dhe askush në Serbi”, shtoi ai.

Sipas tij, 18 vende kanë tërhequr njohjet, ndërsa tetë vende kanë njohur Kosovën gjatë kohës që ai ka qeverisur me Serbinë.

(Kosova Sot Online)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!