Wilder i përgjigjet Joshuas: Më kë kërkuar? Mezi pres!”

0
Ndaje:

Deontay Wilder ka insistuar se dëshiron të boksojë kundër Anthony Joshuas si dhe e ka kritikuar promotorin Eddie Hearn për pohimet e tij se ai është duke iu shmangur duelit me Joshuan.

Joshua e rrahu Joseph Parkerin me vendim unanim të gjyqtarëve të shtunën mbrëma dhe e shtoi titullin WBO në koleksionin e tij të pasur. Pas fitores, Joshua tha se dëshiron të rrihet qoftë me Wilderin apo Tyson Fury në luftën e radhës, e cila duhet të ndodhë në fund të këtij viti.

Wilder, i cili është kampion WBC, brez ky tashmë i vetmi që i mungon Joshuas, pritej të ishte i pranishëm në Cardiff për ta përcjellë drejtpërdrejt meçin, por në fillim të javës vendosi të mos udhëtonte fare dhe të mbetej në SHBA.

Hearn e ka akuzuar Wilderin se nuk dëshiron të përballet me Joshuan, megjithatë Wilder insiston se dëshiron që marrëveshja për një meç kundër Joshuas të arrihet.

“Ta bëjmë të mundshëm këtë meç, shumë njerëz ka kohë që presin”, ka thënë Wilder.

“Ta bëjmë të mundshëm këtë meç, a po të kërkojnë fer? U krye, ta bëjmë të mundshëm”, shtoi ai.

“Kjo pritej tash e një kohë. Koha ka ardhur, keni thënë që dëshironi të boksoni kundër meje, ta bëjmë të mundur këtë. Mezi pres!”, ka theksuar ai.

(Kosova Sot)

SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!