Zidane tregohet i madh, e priti Iniestan në tunel për ta përshëndetur

0
Ndaje:

​Zidane e ka pritur Iniestan në tunel që dërgon në dhomat e zhveshjes për ta përshëndetur, i cili luajti “El Clasicon” e fundit në karrierë.

Barcelona dhe Real Madrid, kanë barazuar 2:2 në “Camp Nou” në derbin e xhiros së 36-të të La Ligas. Kjo ndeshje, ishte e veçantë për mesfushorin Andres Iniesta, i cili luajti “El Clasicon” e fundit, pasi do të largohet në fund të sezonit pas 22 vitesh në Barçë.

Pas ndeshjes, përveç tifozëve që ishin në stadium dhe e duartrokiten në minutën e 58’ kur lëshoi fushën e lojës, Iniesta mori një përshëndetje të ngrohtë edhe nga Zinedine Zidane.

Trajneri i Real Madridit e priti Iniestan në brendësi të stadiumit për ta përshëndetur e për t’i uruar suksese në aventurën e re që do të nis me shumë gjasa në futbollin kinez. /Gazeta Express/

/Express
SQARIM: Dritarja.info mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!